VIDEO/ Goli i vitit vjen kundër Bajernit, Paderborn shënon kryeveprën si në “Play Station” 

Paderborn ka shënuar një super gol, për të ngushtuar diferencën në 2-3 përballë ekipit të Bajernit, në ndeshjen që sapo ka përfunduar. Collins ka shënuar një kryevepër nga jashtë zone, duke shfrenuar imagjinatën pas një aksioni që erdhi nga goditja e këndit. Realizime të tilla nuk para shihen në fushën e futbollit, por ngjasojnë frikshëm me ato të ardhura në “Play Station”

Fatmirësisht për miqtë ky gol erdhi në minutat e fundit të takimit, duke i dhënë mundësi bavarezëve të fitojnë ndëshjen, që e ndihmon të arrijnë kryesimin në kuotën e 14 pikëve. Paderborn vazhdon me seritë negative në kampionat, duke patur vetëm 1 pikë në 6 takime, rezultate këto që e vendosin në fund të klasifikimit. Klaus Gjasula luajti 84 minuta, por pa arritur të japë ndikimin e tij në ndeshje. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/Astrofussball/status/1177966027575091200

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *