VIDEO/ Goli i rrallë i Ermir Lenjanit, por Sioni nuk ia di vlerën ndaj Luganos

Ermir Lenjani vazhdon në një formë të mirë dhe duke realizuar gola për ekipin e Sionit në kampionat. Gjithmonë kemi parë që të jetë ky golashënuesi i kësaj skuadre, por ndaj Luganos, ishte një rast disi më i rrallë.

Ndoshta jo e lehtë për t’u besuar, por futbollisti i Kombëtares ka shënuar me kokë nga një distancë disi e konsiderueshme. Pas krosimit të ardhur nga krahu i majtë, Lenjani e ka dërguar bukur topin në portë.

Pikërisht në minutën e 88 do të vinte edhe barazimi 1-1 ndaj Luganos, pasi miqtë kishin kaluar të parët në avantazh. Por Sioni nuk ia ka ditur vlerën këtij goli, duke gabuar në minutat e fundit, pasi u surprizuan sërish nga Vescie, për të mbyllur takimin në 1-2, në një përballje që duhej fituar për të vazhduar në vendet europiane. /Sport Ekspres/