VIDEO / Goli i Lenjanit bën xhiron e botës, por vëmendja shkon për asistin fenomenal

Emir Lenjani shënoi golin e parë në takimin midis Ksamaksit dhe Sionit. Goli i mbrojtësit të kombëtares shqiptare ka bërë xhiron e botës, por jo për shkak të finalizimit të mëngjarashit. E veçanta e këtij goli është asisti perfekt i mesfushorit të talentuar Bastien Toma.

Mesfushori 19-vjeçar nxori jashtë loje pesë lojtar të Ksamaksit, duke vertikalizuar një top fantastik që gjeti Lenjanin të vetëm me portierin e skuadrës vendase. Toma është me origjinë nga Kosova dhe për momentin aktivizohet me kombëtaren U21 të Zvicrës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *