VIDEO/ Goli i Enis Bardhit ishte i paaritshëm , Maqedonia e Veriut ia del vetëm falë shqiptarëve

Maqedonia e Veriut ka fituar me rezultatin 0-2 ndaj Letonisë në transfertë, ndërsa mban ende të ndezura shpresat për një kualifikim të mundshëm në Europian. Në të dyja realizimet protagonist do të ishin lojtarët me origjinë shqiptare.

Fillimisht, Elmas do të dhuronte asistin për Pandev, që nuk fali duke dërguar topin në rrjetë në minutën e 14. Vetëm 3 minuta më vonë do të vinte edhe një predhë nga ana e Enis Bardhit, që nuk i la asnjë mundësi kundërshtarit për të reaguar. Pas këtyre tre pikëve, Maqedonia e Veriut është vetëm 3 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Slovenia. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/TOPScout3/status/1171138863957458946

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *