VIDEO | Goli i dhjetorit: Dinastia Maldini vazhdon, Daniele në garë më Kutronen dhe Kastihejon

Çdo fund muaji, klub i Milanit bën një sondazh në rrjetet socialë për të vendosur golin më të bukur të muajit përkatës. Këtu nuk bëjnë përjashtim as golat e ekipit Primavera. Për golin e muajit dhjetor janë përzgjedhur tre kandidatë dhe njëri mban një mbiemër mitik.

Po flasim për djalin e vogël të legjendës së Milanit, Paolo Maldini, 17-vjeçarin Daniele Maldini. I biri i mbrojtësit të famshëm, luan me skuadrën Primavera të kuqezinjve, ku shënoi një super gol në takimin e 22 dhjetorit ndaj Udinezes.

Konkurrenca e Danielës është nga Patrik Kutrone dhe Samuel Kastijeho. I pari shënoi një gol të bukur ndaj Parmës, ndërsa spanjolli realizoi së fundmi një perlë të vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *