VIDEO | Goli i De Ligt dhe zëvendësimi i Sergi Robertos, “Camp Nou” kalon në ekstazë

0

Momenti i zëvendësimit të Sergi Robertos u shoqërua me një atmosferë të pazakontë në “Camp Nou”. Mbrojtësi ngeli i shtangur nga zhurma shurdhuese e krijuar në stadium, por arsyeja e këtij reagimi të publikut katalanas nuk kishte të bënte me fare me zëvendësimin e lojtarit.

Si për rastësi pak sekonda para se Roberto të zëvendësohej në stadium filloi të përhapej lajmi se Ajaksi kishte shënuar golin e avantazhit. Tifozët e Barcelonës kanë një raport vëllazëror me klubin holandez, me të cilën ndajnë një legjendë si Johan Krujf. Natyrisht ka plot arsye për të urryer Juventusin si për shembull eliminimi i dhimbshëm i 2017-ës dhe fakti që kanë në skuadër rivalin e tyre historik, Kristiano Ronaldon.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.