VIDEO: Goleador nga mesfusha, Qose mahnit Sllovakinë

Mesfushori shqiptar, Kristi Qose, po bën një sezon të shkëlqyer në Sllovaki. Te skuadra e Ruzemberok, mesfushori 23-vjeçar është shndërruar në lojtar kyç, ka krijuar raporte të mira me golin dhe është shtylla e ekipit. Sot, në takimin në transfertë përballë Zilina, futbollisti kuqezi ka shënuar golin e nëntë në kampionat.

Në minutën e 41’, Qose merr përsipër ekzekutimin e një 11-metërshi. Edhe pse skuadra e tij ishte në disavantazh, 23-vjeçari ka kurajon të “tallet” me portierin kundështar, duke e ndëshkuar me një Panenka. KY ishte goli i dytë me penallti për Qosen, ndërsa 7 të tjerët kanë ardhur nga loja e hapur.

Një sezon i shkëlqyer deri më tani për mesfushorin kuqezi, i cili në 28 ndeshje në kampionat, 27 i ka nisur nga minuta e parë dhe vetë, një nga stoli. Në total, Qose numëron 2400 minuta. Ruzemberok ndodhet në vendin e tretë me 56 pikë në kampionatin sllovak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *