VIDEO | Gola “made in Nigeria”: Xhejms nuk ndalet, 3 minuta mjaftojnë për Olainkën

Xhejms Adeni nuk ndalet dhe gjen golin e 6 në kampionat. 25-vjeçari nigerian ishte autori i golit të parë të Gabalës në fitoren 1-2 kundër Keshlas në transfertë. Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Laçit shënoi në minutën e 17, duke kaluar Gabalën në avantazh. Titullar ishte dhe Sabien Lilaj, i cili u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes. Ky trepikësh e ngjit Gabalën në vendin e pestë me 15 pikë.

Tre minuta i kanë mjaftuar Pitër Olainkës të shënojë gol. Sulmuesi nigerian shënoi golin e tretë për Sllavian e Pragës, duke vulosur fitoren 1-3 në transfertë përballë Karvinës. 23-vjeçari u fut në fushën e lojës në minutën e 72, ndërsa tre minuta më pas gjeti golin. Olainka shfrytëzoi një pasim të Sikorës dhe nga brenda zonës mposhti portierin, duke gjetur golin e tretë në kampionatin çek. Sllavia vazhdon kryesimin në kuotën e 40 pikëve, katër më shumë se Viktoria Plzen e vendit të dytë.

Fitore ka arritur dhe CSKA Sofia e Ali Soue. Vetëm 7 minuta lojë për ish-sulmuesin e Skënderbeut, i cili u hodh në fushë në minutën e 83. Ky trepikësh e ngjit CSKA-në në vendin e dytë me 38 pikë. Po qa ka dhe Ludugoreci kryesues, por që ka për të zhvilluar një ndeshje më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *