VIDEO | Gola dhe rrëshqitje me fytyrë në akull, Vladimir Putin dhuron spektakël dhe në… hokei!

Vladimir Putin është një ndër presidentët më të fuqishëm dhe ndër më të njohurit në Botë. Rusi njihet edhe si një tip shumë sportiv dhe ditët e fundit dhuroi një tjetër spektakël personal.

Sipas një tradite të përvitshme, presidenti rus ishte pjesë e një ndeshje hokeji, që u zhvillua  në Soçi. Në ekip me Putin luanin disa ish-lojtarë të Kombëtares së Hokejit të Rusisë, ndërsa në ekipin kundërshtar ishin disa ministra dhe miliarderë rus.

Personazhi i mbrëmjes ishe padyshim Putin, i cili shënoi tetë gola, me kundërshtarët e tij, të cilët më shumë mundoheshin ta lejonin të kalonte se sa ta pengonin. Sfida u mbyll me fitoren e ekipit të presidentit 14-7, ndërsa në fund në xhiron përshëndetëse, Putin rrëshqiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *