VIDEO | Gol, surprizë, propozim për martesë, “PO” dhe dëmtim!

0

Një gjest i bukur dhe shumë emocionues na vjen nga futbolli kilen. Luhej ndeshja e Primera Division midis Evertonit dhe Antofagastës. Takimi u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 3-2, ndërsa dy golat e miqve u shënuan nga Eduard Belo. Venezueliani i Antofagastës shënoi golin e parë në minutën e dytë të ndeshjes dhe vrapoi drejt tribunës së stadiumit.

Objektivi ishte e fejuara e tij, sepse goli ishte për të. Belo i dhuron një puthje vajzës, por nuk ka mbaruar. Lojtari nxjerr unazën dhe i propozon për martesë femrës së jetës së tij, para syve të tifozëve, të cilët shijojnë skenën prekëse të mallëngjyer.

Përgjigja është pozitive dhe Belo rikthehet dyfish i lumtur në fushën e blertë për të shënuar golin e dytë personal në fundin e pjesës së parë, ndërsa më pas pëson një dëmtim dhe largohet nga loja. Ndeshja u humb, lojtari u dëmtua, por kjo nuk ka rëndësi për të. Ai as që do t’ia dijë, arriti të surprizonte të fejuarën dhe siguroi “po-në” më të bukur të jetës…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.