VIDEO | Gol Superioreje në Azerbajxhan, Alijev-Xhejms një dyshe perfekte

Te skuadra e Gabalës, që militon në elitën e Azerbajxhanit, aktivizohen dy ish-futbollistë të Superiore, Rauf Alijev dhe Xhejms Adeniji. Alijev ka mbrojtur fanellën e Kukësit në sezonin 2017-18, ndërsa Adeniji ka luajtur për shumë skuadra shqiptare në periudhën 6 vjeçare të qëndrimit në Shqipëri.

Të dy futbollistët kanë qenë protagonistë sot në takimin e Gabalës në trasnfertë përballë Sabah Baku, pasi kanë krijuar golin e vetëm të sfidës. Ka qenë Xhejms ai që ka asistuar për sulmuesin alijev, i cili i vetëm përballë portierit arriti të gjejë rrjetën.

Ky gol Superioreje ka qenë shumë i rëndësishëm për skuadrën azere, pasi parakalojnë Sabah Baku në renditje dhe marrin vendin e katërt, vetëm një pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Sabail.

Azerbajxhan, Premier League

Sabah Baku – Gabala
Shënues: Alijev 31’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *