VIDEO/ Gol shqiptar në Rusi! Roshi nuk ndalet në krahë, ia bën si lojë fëmijësh Berishës

Odise Roshi dhe Besart Berisha kanë qenë protagonist në takimin e sotëm që ekipi i tyre luante në transfertë kundër Krylya. Futbolli rus është rikthyer pas periudhës së gjatë të ndërprerjes dhe ndeshja hapëse ka shkuar më së miri për dyshen shqiptare. Akhmat Grozny do të shkatërronte me shifrat 2-4 kundërshtarët, me golin e fundit që erdhi nga këmbët e Roshit dhe Berishës, që ishin në fushën e lojës për 90 minuta të plota.

Sulmuesi dardan e nisi ndeshjen me një karton të verdhë që në minutën e parë të takimit, por pjesa tjetër e ndeshjes foli ndryshe për të. Kur shifrat shënin 1-3 për Akhmatin, raketa Roshi do të shfrytëzonte shpejtësinë e tij për të hyrë rrezikshëm nga krahu në drejtim të zonës, duke shmangur mbrojtësin kundërshtar. Më pas me një pasim ia bën fare të lehtë Berishës, i cili përpara portës së zbrazët e ka si lojë fëmijësh të shtyjë topin në rrjetë. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *