VIDEO/ Gol nga goditja e këndit, Kros i magjeps të gjithë në Superkupën e Spanjës

Nëse kjo është nisja që Toni Kros bën për 2020, e frikshme të mendohet se çfarë i pret kundërshtarit gjatë këtij viti futbollistik. Valencia është duke u ndeshur ndaj Realit të Madridit në Superkupën e Spanjës, ndërsa rezultati është 0-1.

Goli i vetëm ka ardhur nga mesfushori gjerman, me një magji të vërtetë të ardhur nga goditja e këndit. Madje nuk bëhet fjalë për një rastësi, pasi Kros pa dalje e portierit kundërshtar dhe tentoi goditjen drejt portës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *