VIDEO | Gol i pabesueshëm, talenti ukrainas thyen ligjet e fizikës

Heorhi Tsitaishvili është një ndër milionat të rinjtë e këtij planeti që ëndërrojnë të bëhen futbollistë profesionistë. Talenti ukrainas ende pret të debutojë me ekipin e parë të Dinamos së Kievit, por te skuadra e 19-vjeçarëve po spikat ndeshje pas ndeshje.

Së fundmi 18-vjeçari ka shënuar një gol tejet të veçantë. Një goditje e fuqishme me të majtën nga e cila topi merr një trajektore të pabesueshme. Në pamje të parë të duket sikur kemi të bëjmë me një video montazh, por jo është thjesht një gjuajte nga ato që ndodhin një në një milion herë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *