VIDEO | Gol i pabesueshëm nga Irlanda, portieri shënon nga 70 metra

Një gol tejet i çuditshëm ka ndodhur ditën e sotme në ndeshjen e ligës irlandeze midis Glentoran dhe Brandiuell. Portieri i Glentoran, Elliot Morrison ka befasuar çdokënd me një gol fantastik nga 70 metra distancë.

Gardiani i Glentoran po bëhej gati të ekzekutonte një goditje standarde, kur vuri re që portieri kundërshtar ishte larguar disi nga porta e tij. Me një goditje të fuqishme, Morrison zhbllokoi takimin, ndërsa ndeshja në përfundim u mbyll me rezultatin 2 – 0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *