VIDEO | Gol i pabesueshëm në Marok, çmimi “Puskas” e ka tashmë një favorit

0

Mohsine Nasiri një futbollist që luan në kategorinë e dytë  marokene po përjeton një moment të shkurtër fame dhe kjo falë një goli spektakolar që ai ka shënuar në takimin midis skuadrës së tij Jusufia Berreçid dhe pritësve të Muludia Uxhda.

Në minutën e 57-të të ndeshjes Nasiri ekzekutoi në mënyrë perfekte një roveshatë që nuk i la asnjë mundësi portierit  kundërshtar dhe çka është më e rëndësishmja për skuadrën e lojtarit ky gol mjaftoi që ekipi të merrte tri pikët në një transfertë mjaft të vështirë.

Mund të thuhet me siguri se marokeni e ka siguruar një biletë për në ceremoninë e çmimeve “Puskas” që do të zhvillohet në shtatorin e vitit të ardhshëm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.