VIDEO | Gol i Çekiçit, pogradecari mund Partizanin e Beogradit

Endri Çekiçi i ka qenë protagonist i fitoren së Olimpias së Lubjanës ndaj Partizanit të Beogradit. Futbollisti pogradecar shënoi golin e vetëm të takimit miqësor që u zhvillua në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë.

 

Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë një ndër futbollistët kyç të skuadrës sllovene gjatë sezonit të kaluar. Statistikat e 22-vjeçarit flasin vetë: 6 gola në nëntë aktivizime me Olimpian në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *