VIDEO | Gol historik për Benzemanë, vetëm tre legjenda ia kalojnë francezit

Karim Benzema është ndër ata sulmues që kritikohet shpesh për numrin e pakët të golave, megjithëse prej vitesh është pjesë e një klubi gjigant si Real Madrid. Megjithatë, Benzema nuk përse të dëgjojë kritikët, pasi trashëgimia që francezi do të lërë në fund të karrieës së tij do ta vërë atë mes legjendave të këtij sporti.

Goli i shënuar dje kundër Ajaksit të Amsterdamit ishte i 60-ti për Benzemanë në Champions League. Francezi bëhet lojtari i katërt në histori që arrin shënon këtë numër golash në kompeticionin më prestigjioz të futbollit europian.

Tre lojtarët e vetëm që lënë mbrapa 31-vjeçarin janë Raul (71), Mesi (106) dhe Kristiano Ronaldo (121). Mesi dhe Ronaldo janë të paarritshëm, por francezi i ka të gjithë shanset për ta ulur spanjollin Raul Gonzales nga vendi i tretë në “podiumin” e golashënuesve të Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *