VIDEO/ Gol fantastik nga goditja e dënimit, Memushaj nuk e harron zakonin te Pescara

Ledian Memushaj ka gjetur golin me ekipin e tij të Pescara-s, duke vendosur baraspeshën në takimin kundër Virtus Entella të vlefshme për Serie B.  Miqtë do të ishin të parët që do të kalonin në avantazh që në pjesën e parë, por në pjesën e dytë do të vinte dhe brazimi.

Memushaj shënoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 73-të, duke shpëtuar kështu Pescarën nga humbja. Portieri kundërshtar nuk ka arritur dot ta ndalë gjuajtjen dhe topi shkon në trekëndëshin e portës së Virtus Entallas. Mesfushori vlonjat shquhet për gjuajtjet e tij nga goditjet e dënimit, ndërsa është një nga pikat kryesore të ekipit të tij, duke ndihmuar mjaft me golat dhe lojën e tij./Sport Ekspres/

https://www.instagram.com/p/B2ra7LuANuZ/?fbclid=IwAR384U8V4Q3w7vGaMpcuyMhX2OE5vPdU-7ZdRVQxaJ0q9kvoiC00AhJSbxY