VIDEO | Gol dhe festim me vëllain, Zhoao Feliks mahnit Portugalinë

Zhoao Feliks vazhdon të tregojë talentin e tij të jashtëzakonshëm ndeshje pas ndeshje. Në ndeshjen e zhvilluar sonte ndaj Setubalit, 19-vjeçari ishte thjesht magjik…

Feliks la shenjë në çdo gol të skuadrës së tij duke dhënë tre asiste dhe një gol.  Me kalimin e ditëve klauzola e tij prej 100 milionë eurosh po fillon të tundojë disa nga klubet elitare të Europës.

E veçanta e golit të sotëm të Feliks ishte festimi i golit. Futbollisti i Benfikës ka përjetuar një eksperiencë të veçantë, pasi ka zgjedhur ta festojë me vëllain e tij Hugo, i cili po priste më padurim një gol prej tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *