VIDEO | Goditi me grusht tifozin, dënimi i Nejmar është qesharak

0

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Franceze të Futbollit ka bërë të ditur ditën e sotme masën disiplinore për yllin e PSG-së, Nejmar Xhunior.

Futbollisti brazilian është dënuar me tri ndeshje pezullim për goditjen me grusht që i bëri një tifozi në fund të finales së Kupës së Francës ndaj Renesë më datë 27 prill.

Pavarësisht dënimit, Nejmar do të jetë i gatshëm për trajnerin Tomas Tuhel në ndeshjen e parë të sezonit të ardhshëm.

Pezullimi prej tri takimesh do të shlyhet me dy ndeshjet e javës së fundit dhe të parafundit të këtij sezoni si dhe me takimin e “Trofeut të Kampionëve”, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Kinë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.