VIDEO | “Gjysmë-goli” i Andonit, punën më të madhe e bëri… Gjino

Fatjon Andoni po bën mirë te AEL Larisa. Mesfushori shqiptar, pas golit të shënuar në kupë para disa ditësh, ka qenë protagonist në golin e parë të shënuar nga skuadra e tij kundër Apolon Smirnis që përfundoi me rezultatin 3-0.

Mesfushori, pas vetëm gjashtë minutash lojë, ushtroi presion të kundërshtari i tij, i cili me kokë e dërgoi topin në portë. Një autogol i shënuar nga një shqiptar, pasi ishte Klodian Gjino ai që vuri duart në kokë pas asaj që bëri.

Me fitoren e arritur Larisa ngjitet në kuotën e 18 pikëve, në vendin e 10-të, duke lënë pas me plot shtatë pikë zonën e rënies nga kategoria. Andoni është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës greke dhe këtë sezon është aktivizuar në 14 ndeshje si titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *