VIDEO | Gjyqtari e dreqos, Feronikelit iu mohua një penallti e pastër

0

Feronikeli nuk ia doli të kalonte në raundin e dytë të kualifikueseve të Champions League. Uellsianët e TNS befasuan skuadrën nga Drenasi duke fituar me rezultatin 1 – 0 (rezultati i përgjithshëm 3 – 2 ) transfertën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra e Zekirija Ramadanit zhvilloi një lojë të mirë, por efikasiteti para portës së kundërshtarit mungoi, ndërsa uellsianët bënë të kundërtën duke shënuan me rastin e vetëm serioz që krijon. Një detaj që e bën akoma më të dhimbshëm eliminimin është një penallti e mohuar në minutat e fundit të takimit.

Njëri nga lojtarët e skuadrës uellsiane prek topin me dorë, por arbitri norvegjez Esper Eskas nuk akordon 11-metërsh. Nëse do bazoheshim me rregulloren e vjetër të FIFA-s, atëherë vendimi i arbitrit mund të justifikohej, por me rregullat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi me fillimin e edicionit të ri sportiv, ky vendim është krejtësisht i gabuar.

 

Rregullorja e re e përmend qartë që tani çdo top i prekur me dorë, pavarësisht devijimeve, largësisë ose shpejtësisë së topit rezulton në 11-metërsh. Përjashtim bëjnë rastet kur dora ndodhet në një pozicion natyral ngjitur pjesës anësore të trupit. Në video dallohet qartë që në momentin e kontakti dora e lojtarit të skuadrës uellsiane është e zgjatur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.