VIDEO/ Gjithmonë Milot Rashica, vjen një tjetër gol nga shqiptari në “Bundesligë”

Milot Rashica është rikthyer dhe si më parë. Pas një dëmtimi që e la jashtë në fillimin e kampionatit, sulmuesi shqiptar po rigjen vetveten në Gjermani. Werder Bremeni është duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj Freiburg dhe jemi ende në pjesën e parë.

Sulmuesi shqiptar do të tundte rrjetën në minutën e 9. Pikërisht në pozicionin e tij të preferuar, teksa i spostuar pak më në krahë, ia bën të pamundur portierit kundërshtar që të reagojë, për ta dërguar topin në cepin e portës. /Sport Ekspres/