VIDEO | Gjithmonë i veçantë, 14-vjeçari Hudsoi-Odoi dhuronte spektakël në Angli

0

Talenti i shumëkërkuar i Çelsit, Kallum Hodson-Odoi i ka ngjitur shkallët e suksesit me hapa galopantë. Në fillim të këtij sezoni, 18-vjeçari ishte i panjohur: Sot është një nga lojtarët më të mirë të Bluve të Londrës dhe është grumbulluar në kombëtaren A të Anglisë.

Aftësitë e tij ranë në sy të skautëve të Çelsit që kur Odoi ishte në moshë shumë të re. Sulmuesi iu bashkua akademisë së Bluve në moshën 6-vjeçare dhe ka luajtur për të gjitha skuadra zinxhirë të skuadrës londineze.

Një video e Odoit është bërë publike sot, ku duket qartë se që në moshën 14-vjeçare, ylli i Çelsit ka qenë makth për mbrojtësit kundërshtar. Në një ndeshje midis shkollave të Londrës, Odoi tregon diferencën që ka me bashkëmoshatarët e tij londinezë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.