VIDEO/ Gjimshiti fatsjellës, Atalanta “shëtit” ndaj Frozinones!

Berisha spektator, Gjimshiti titullar… Atalanta fiton në premierën e saj 4-0 ndaj Frozinones, duke dhuruar spektakël. Skuadra e Gasperinit, në superformë, ka shkatërruar ekipin e sapongjitur në Serinë A, duke mos i dhënë asnjë mundësi. Aq sa ndoshta Gjimshiti, që e nisi titullar (ndeshja e dytë pas Europa League ndaj Hapoel Haifës) nuk është djersitur aspak…

https://www.youtube.com/watch?v=F6leD4zylm0

Ka qenë Gomez ai që ka zhbllokuar shifrat, ndërsa më pas Hateboer dhe Pasaliç kanë çuar rezultatin në 3-0, duke iu afruar edhe golit të katërt për bergamaskët, që ka ardhur në fund me “Papu” Gomezin sërish, dopietë personale.

Ndërkohë, nga stoli e ka ndjekur Berisha, që është me valixhe në duar dhe duhet të vendosë shpejt, pasi po vjen fundi i merkatos në Francë, Gjermani dhe Spanjë… Gasperini ka zgjedhur Golinin titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *