VIDEO | Gjici: Vetëm një budalla president do jepte premio pa mbaruar faza e dytë!

Safet Gjici ka komentuar në “Ora Neës” në emisionin “Fair Play” aludimet se ai ka dhënë premio për skuadrën e Luftëtarit për të ndalur Partizanin. Numri një i kuksianëve ka theksuar se nuk është normale që një president të japë premio që në këtë fazë të kampionatit. Në të njëjtën kohë Gjici veçon se nuk e beson se Kastrioti do ketë pasur premio nga “demat” për të ndalur skuadrën e tij.

“Si flitet për premio. Është shpifje. Pse nuk e besova që Kastrioti ka marrë premio nga Partizani. Nuk e besoj. Kam logjikë dhe nuk jemi në fund të kampionatit. Vetëm të jetë një budalla president klubi që të japë premio një ekipi akoma pa mbaru faza e dytë. Për çfarë?”

“Premiot janë të ligjshme për t’i thënë ekipit të luajë futboll. Këtë e bën Barça e Reali. Ne llogarisim si të mbyllim mundësitë tona për ekipin, jo më të paguajmë një ekip tjetër. Janë thashetheme. Është shpifje dhe nuk ka sens logjik.  Nuk jemi në fazën e katërt të kampionatit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *