VIDEO | Gjesti i Shou lumturon tifozen e vogël të Junajtid

Mançester Junajtid u mposht në transfertë përballë Uest Hemit me rezultatin 3-1 dhe ekipi i Murinjos ndodhet në një krizë të plotë: rezultatesh, loje dhe atmosfere në ekip.

Megjithatë, mbrojtësi Luk Shou ka kryer një gjest të bukur në fundin e ndeshjes. 23-vjeçari, i cili aktivizohet në rolin e mbrojtësit të majtë, ka vrapuar drejt sektorit ku ishin vendosur tifozët e “Djajve të Kuq”, duke iu kërkuar falje për paraqitjen e dobët dhe humbjen.

Shou ishte ndër të paktët lojtarë të Murinjos, i cili falënderoi tifozët për mbështetjen, ndërsa përfitoi të bënte të lumtur një nga tifozët e pranishme. Vajza e vogël, e shoqëruar nga e ëma, kishte në duar një parullë ku i kërkonte bluzën lojtarit. Ky i fundit vendosi të lumturonte vogëlushen, duke i dhuruar bluzën e ndeshjes, një gjest për t’u vlerësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *