VIDEO/ Gjesti i Gerrard Pique sjellë polemika të mëdha, reagimi kur Barcelonës i anullohet goli

Barcelona arriti që të fitonte me rezultatin 1-4 ndaj Vijarealit në mbrëmjen e sotme, duke mos u dorëzuar totalisht në luftën për titullin kampion. Megjithatë ekipi i Realit të Madridit nuk mund të ndalet me fitoret e arritura, ndërsa Zidan e ka kthyer në një makineri perfekte, ashtu si edhe më parë.

Këtë herë katalanasit i’a kanë dalë pa probleme falë golave të Suarez, Griezman, Fati dhe autogolit të Torres. Por pjesa më e komentuar dhe që ka sjellë shumë polemika në rrjetet sociale, është reagimi i Gerrard Pique që po shpërndahet me shpejtësi të madhe. Kur rezultati ishte në shifrat 1-3, Lionel Mesi do të realizonte golin e katërt përkohësisht.

Arbitri do ta shihte në VAR rastin në fjalë dhe u akordua pozicioni jashtë loje, pasi Vidal nuk ishte në vendin e duhur. Menjëherë Pique bëri një gjest kundër vendimit të arbitrave, me lëvizjen e shtypjes së tastierës për të nënkuptuar “rregullimet”, por shpjegimi i tij më i saktë pritet të jepet nga vetë futbollisti më vonë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *