VIDEO | Giannis përmbys Celtics, CJ McCollum përbindësh

Milwaukee Bucks dhe Portland Trail Blazers kanë marrë kryesimin në serinë e gjysmëfinaleve të Konferencave në NBA. Giannis Antetokounmpo ishte i papërmbajtshëm në ndeshjen e tretë, teksa regjistroi 32 pikë, 8 asiste dhe 13 topa të rikuperuar në tabelë. Një ndeshje e balancuar në gjysmën e parë, ndërkohë që Bucks e bënë diferencën në periodën e tretë dhe fituan.

George Hill dhe Khris Middleton dhanë një kontribut të rëndësishëm në këtë fitore të skuadrës së tyre, pasi realizuan respektivisht 21 dhe 20 pikë. Për Celtics spikati Kyrie Irving, autor i 29 pikëve. Jayson Tatum shënoi vetëm 20 pikë, por regjistroi edhe 11 topa të rikuperuar në tabelë.

Triumf i Portland Trail Blazers me rezultatin 140-137. CJ McCollum (41 pikë, 4 asiste, 8 rebound) dhe Damian Lillard (28 pikë, 8 asiste, 6 rebound) bashkuan forcat për të thyer Denver Nuggets, që kishin një Nikola Jokiç në një formë mjaft të mirë.

Serbi regjistroi “triple-double” (hera e tretë në fazën play-off) me 33 pikë, 14 asiste dhe 18 topa të rikuperuar në tabelë. Jamal Murray ishte gjithashtu i jashtëzakonshëm, me 34 pikë, 5 asiste dhe 9 topa të rikuperuar në tabelë. Në fund fituan Blazers, në një ndeshje që u vendos pas katër shtesave.

NBA | PLAY-OFF (GJYSMËFINALET E KONFERENCAVE)
Boston Celtics-Milwaukee Bucks 116-123 (1-2)
Portland Trail Blazers-Denver Nuggets 140-137 (2-1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *