(VIDEO) George Haxhi zbulon talentin e radhës, shihni perlën e 19-vjeçarit rumun!

Legjenda e futbollit rumun, George Haxhi, është president dhe trajner i ekipit Vitorul në Rumani, klub i organizuar aq mirë, saqë vjet doli kampion, me një skuadër me moshë mjaft të re.

Haxhi punon jashtëzakonisht me të rinjtë, duke shitur disa të tillë për miliona euro këto vitet e fundit, ndërsa tani duket se ka zbuluar xhevahirin e radhës.

Quhet Denis Dragush, është sulmues i rritur në Akademinë e Haxhit dhe prej sezonit të shkuar është pjesë e Vitorulit.

19-vjeçari e ka nisur në mënyrë spektakolare sezonin, sepse ka shënuar gola të mrekullueshëm, si ai i fundjavës së shkuar kundër Gaz Metanit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *