VIDEO/ Gati për Barcelonën! Hysaj shënon me gjysmë-roveshatë, përpara syve të Gattuso-s

Napoli ka nisur të përgatisë ndeshjen e parë kundër Barcelonës që do të zhvillohet në mesjavë. Por në stërvitjen e napoletanëve nuk ka munguar as magjia e ardhur nga këmbët e Elseid Hysajt. Menaxheri i shkodranit është shprehur se Gattuso i ka rikthyer edhe njëherë besimin mbrojtësit, që është rikthyer në nivelet e epokës së Sarrit. Madje këtë e provon edhe goli i çmendur i realizuar në stërvitje.

Hysaj ka shfrytëzuar më së miri topin e nisur drejt tij dhe përpara syve të Gattusos e ka çuar në rrjetë me anë të një gjysmë-roveshate që do e kishin zili edhe sulmusit më të mirë. Kjo lëvizje padyshim që ka lënë mbresa te trajneri i Napolit që menjëherë i ka zgjatur dorën për ta përgëzuar. Kështu mbrojtësi shqiptar e ka dhënë mesazhin e qartë se është gati për Barcelonën, të cilën e pret një ndeshje e vështirë në “San Paolo”./Sport Ekspres/

https://twitter.com/bad_ran/status/1231574055096061954

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *