VIDEO/ Gashi i jep fund pushimeve pas një viti, vetëm 6 minuta i mjaftojnë për t’u kthyer në protagonist

Shkëlzen Gashi është rikthyer sërish në kampionatin zvicerian. Sulmuesi shqiptar u largua 1 vit më parë nga Kolorado Rapids, për të hedhur firmën në janar për ekipin e Arau në Ligën e Dytë të Zvicrës. Pushimet kanë marrë fund tashmë për Gashin, i cili duhet të djersijë sërish në fushën e lojës.

Por duket se koha e gjatë pa luajtur nuk ka ndikuar aspak te futbollisti i Kombëtares shqiptare, pasi vetëm 6 minuta lojë i janë dashur për të qenë protagonist. Në minutën e 82-të, Shkëlzen Gashi do të japë assist për Alunga, që shënon të 5-tin në ndeshjen që Arau fitoi me shifrat 5-4 kundër Lozanës. Këto të sotmet ishin 15 minutat e para me fanellën e skuadrës së re për sulmuesin shqiptar dhe menjëherë ka ditur si t’i shfrytëzojë.

Ndërkohë një tjetër shqiptar shkëlqen në këtë takim. Bëhet fjalë për Balajn, përfaqësuesi i U-19 së Kosovës, që mban firmën e 3 golave, duke qenë kështu vendimtar në fitoren e skuadrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *