VIDEO | Garë e çmendur për Champions, Valencia trondit Sevijan

Valencia ka marrë një triumf me mjaft vlera nda Sevijas në transfertë, teksa i ka mposhtur këta të fundit me shifrat 0-1. Fitore jetike për Valencian kjo, pasi lë pas në renditje andaluzianët dhe e sheh veten, vetëm tre pikë pas Getafes së vendit të katërt.

Sfida nisi mjaft e luftuar, me të dyja ekipet që krijuan raste. Sevija ishte ekipi që provoi më shumë në pjesën e parë, por miqtë u trguan cinikë, dhe në minutën 45-të fituan të drejtën e një 11-metërshi, pasi Banega shkaktoi faull ndaj mbrojtësit Gaja.

Te pika e bardhë u paraqit Dani Pareho, i cili u tregua i saktë, duke i dhënë avantazhin të tijve. Në fraksionin e dytë, vendasit u hodhën të gjithë në sulm, por Valencia e administroi në mënyrë perfekte avantazhin, duke marrë tri pikë mjaft të rëndësishme dhe duke u futur në garë për një vend në Champions.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *