Video | Gafë e çmendur në Selanik, portieri “merr në qafë” PAOK-un

0

Viti 2018 nuk ka qenë një vit shumë i mbarë për portierët. Këtë mund ta dëshmojnë më mirë dy gardianët gjermanë Sven Ulrajsh dhe Loris Karius, të cilët do të mbahen mend gjatë për gafat e tyre qesharak gjatë ndeshjeve të Champions-it. Por, listës së gafave historike sapo i është shtuar një tjetër.

Portieri i PAOK-ut, Aleksandros Paskalatis sapo ka bërë një gabim trashanik, i denjë për të sfiduar gafat e Karius dhe Ulrajsh si budallallëku i vitit në futboll. Portieri i ekipit grek në përpjekje për të shmangur një korne për Benfikën ia dha topin sulmuesit të portugezëve dhe si për ta bërë akoma më të rëndë situatën shkaktoi dhe një penallti në panik e sipër. Argjentinasi Salvio realizoi penalltinë dhe çoi shifrat në 1-2 për Benfikën, më pas Pizi thelloi diferencën në 1-3 pak minuta para mbylljes së pjesës së parë. Mund të themi se gjithçka ka mbaruar tashmë për PAOK, pasi skuadrës nga Selaniku i duhen 4 gola për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Champions-it.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.