VIDEO/ Gafa qesharake e portierit në Premier League, zgjedh më të vëshirën dhe i fal golin Arsenalit

Arsenali është duke udhëhequr me shifrat 0-1 kundër Southamptonit në takimin e vlefshëm për Premier League. Goli i avantazhit ka ardhur në minutën e 20 të ndeshjes dhe ishte si një dhuratë nga portieri kundërshtar. Një gafë qesharake e McCarthy, që rezulton edhe fatale më pas.

Mbrojtësi i Southampton pason topin pas për portierin, i cili ndërmjet tre mundësive për të dërguar topin zgjedh pikërisht atë më të vështirën, duke i dhënë topin sulmuesit kundërshtar, Nketiah. Ky i fundit nuk e ka aspak të vështirë të shënojë më pas, teksa porta ishte e gjitha në dispozicion të tij. Një gol i falur në këtë mënyrë nga ana e gardianit McCarthy, që ndoshta mund të kushtojë edhe ndeshjen deri në fund të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *