Video | Gafa e pabesueshme e Çeh, tek Arsenali nuk i besojnë syve..

Peter Çeh përjetoi një ndeshje “ferri”, teksa ekipi i tij humbi nën disavantazhin e dy golave përballë kampionëve në fuqi të Mançester Sitit, dhe gjithë kjo para publikut vendas në stadiumin “Emirates”. Por, përveç golave një tjetër episod i ndeshjes shokoi të pranishmit.

Në minutën e 21’, Çeh merr një pasim të lehtë nga mesfushori Genduzi dhe tenton ta pasojë topin në krahun e djathtë të mbrojtjes, por gabon dhe topi për pak sa nuk përfundoi në portën e tij. Po të kishte përfunduar autogol me siguri që do të mbahej mend gjatë, pasi gafa të tilla zor se i gjen dhe në nivelet më të ulëta të futbollit amator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *