VIDEO: Gafa e De Geas, shikoni reagimin e Ter Shtegen

0

Ter Shtegen dhe De Gea janë dy nga portierët më të mirë në botë, por në përplasjen mes Barcelonës dhe Mançester Junajtid, portieri i “Djajve” bëri një gafë të pafalshme dhe pësoi tre gola.

Gafa te goli i dytë ishte thuajse e pabesueshme për një portier si De Gea. Megjithatë, ajo që mori më shumë vëmendjen nuk ishte gabimi i spanjollit të Junajtid, por reagimi i kolegut të tij te Barcelona. Ter Shtegen refuzoi të festojë këtë gol dhe për këtë gjë, u shpjegua dhe pas ndeshjes:

Goli i dytë? Nuk festova të jem i sinqertë. Ai është kolegu im dhe këto gjëra mund të na ndodhin të gjithëve. I thashë dhe pas ndeshjes se të gjithë jemi njerëz dhe bëjmë gabime, mund të më kishte ndodhur dhe mua”, tha Ter Shtegen pas ndeshjes mes dy skuadrave.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.