VIDEO/ Gabimi që bën xhiron e internetit, Ronaldo puth në buzë Dibalën pas golit

Juventusi ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Parmës, në takimin e vlefshëm për kampionatin italian. Bardhezinjtë kanë përfituar nga gabimi i Interit ndaj Leçes për ta dërguar diferencën në 4 pikë. E gjitha kjo falë dopietës së Kristiano Ronaldos, që ka vendosur historinë e ndeshjes.

Por video që po bën xhiron e rrjeteve sociale është një puthje e gabuar në buzë mes Kristiano Ronaldos dhe Paulo Dibalës. Në minutën e 58 të takimit, pas asistit të sulmuesit argjetinas, Ronaldo nuk ka gabuar para portës. E si për të treguar falenderimet e tij për një tjetër rrjetë të gjetur, sulmuesi portugez e ka tepruar disi, megjithëse ka qenë një incident i paqëllimshëm. /Sport Ekspres/