VIDEO | Gabime foshnjarake dhe kartonë të pafalshëm, Bare “skuqet” sërish në Spanjë

0

Keidi Bare la me 10 lojtarë Malagën në takimin ndaj Las Palmas. Mesfushori fierak e nisi që nga minuta e parë në këtë takim, ku u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.

Kartoni i parë erdhi në minutën e 42-të. Gjyqtari i takimit e ndëshkoi me të verdhë Baren, pasi futbollisti shqiptar lëvizi topin gjatë një faulli të dhënë për skuadrën kundërshtare.

 

Kartoni i dytë u dha në minutën e 58-të. Bare nuk u tregua i kujdesshëm gjatë dueli ajror duke hapur bërrylin. Lojtari i Las Palmas e bëri pak “teatër” pas kontaktit duke u shtrirë përtokë dhe gjyqtari kryesor Daniel Okon  nuk hezitoi t’i tregonte të kuqen 21-vjeçarit.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg