VIDEO/ Gabim fëmijnor i Shkodran Mustafit dhe detyron Luizin të lërë fushën, në Angli tallen me të  

Shkodran Mustafi vazhdon të mbetet një temë diskutimi në “Premier League”, me tifozët e Arsenalit që nuk i kursejnë talljet me të. Chelsea është duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj topçinjve, me mbrojtësin me origjinë shqiptare që kthehet sërish si personazh negativ.

Një gabim fëmijnor i Mustafit që nuk ka bërë një kthim topi të thjeshtë dhe pse luan në “Premier League”. Faktikisht gabimet ndodhin dhe janë bërë nga legjenda të futbollit, por të përsëritura në shumë raste, atëherë e japin një përfundim. David Luiz është detyruar që të shkaktojë penallti dhe të dalë me të kuq pas gafës së kryer nga Mustafi, duke prishur gjithë ndeshjes. Menjëherë në “Tëitter” kanë nisur edhe talljet sa i përket të njëjtit lojtar, që pak ditë më parë kishte shkruar një hartim në rrjetet sociale për trajtimin “e padrejtë” që i bëhet nga vetë tifozët e tij. /Sport Ekspres/