VIDEO | Gabigol i pandalshëm, finalizon aksionin e pabesueshëm të Flamengos!

Gabriel Barbosa, ose ndryshe i njohur si Gabigol, nuk arriti kurrë të shpërthente me fanellën e Interit. Prej kohësh, braziliani “endet” i huazuar, me klubin e radhës që ëshët Flamengo.

Forma e 22-vjeçari aktualisht është e shkëlqyer, teksa është kryegolashënues i Serie A në Brazil. Një natë më parë, në ndeshjen Flamengo-Fortaleza, sulmuesi shënoi të dy golat e ekipit të tij, duke i dhënë fitoren dhe vendin e dytë Flamengos.

Gjithsesi, goli i parë ishte ai që ra më së shumti në sy, jo për finalizimin e Gabigol, por për aksionin e pabesueshëm. Spektakël i vërtetë nga lojtarët e Flamengos, që kombinojnë në mënyrë perfekte, duke shënuar një gol për kornizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *