Video/ Futbolli vjen me humbje refleksesh, gafa e mbrojtësit i kushton skuadrës golin që në minutën e 5-të

0

Ndërprerja prej dy muajsh e kampionateve ka sjellë edhe pasojat e veta te futbollistët. Së bashku me formën fizike këta të fundit duket se kanë humbur edhe sensin dhe reflekset me topin. Një shembull i qartë i këtij rasti vjen nga elita e Koresë së Jugut. Futbolli në këtë shtet ishte ndër të parët që u rikthye, por ka ardhur së bashku me gafat në fushën e lojës. Kampionaët e FC Seoul kanë fituar kundër Pohang në orët e para të ditës së sotme me shifrat 1-2.

Ndeshja do të hapej me një gafë të mbrojtësit Nam-Chum Kim, i cili bën në një farë mënyre rolin e sulmuesit kundërshtar, duke mashtruar portierin e tij. Ky fundit shkoi për të marrë në duart e tij një top në zonë, por shoku i tij 31-vjeçar i skuadrës nuk kuptohet mirë me të dhe devijon topin, duek e nxjerrë sulmusein Iljutçenko përballë portës së boshatisur, nga ku kurrsesi nuk mund të gabonte. Megjithatë ekipi i Seoul ia doli ta ndreqë gabimin e bërë, pasi përmbys më pas rezultatin në 1-2, duke marrë kështu 3 pikët e radhës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.