VIDEO | Futbolli në kaos, grushta e shqelma në Brazil

Skena të paimagjinueshme kanë ndodhur në Brazil, ku në gjysmëfinalet e kampionatit Goiano, lojtarët dhe stafet e ekipeve të Atletiko Goianenses dhe Vila Novas janë përleshur me njëri-tjetrin, me grushta, shqelma, apo çfarë i ka dalë tjetër përpara.

Vendasit e Atletiko Goianenses, triumfuan 1-0 në fund të takimit, me ndeshjen e parë që kishte përfunduar në barazim 1-1. Pas fërshëllimës së fundit të gjyqtarit, lojtarë të ekipit të Vila Novas kanë goditur një prej sulmuesve kundërshtarë, pasi sipas tyre, ky i fundit po festonte kualifikimin në një mënyrë ofenduese.

Kaos total, siç duket dhe nga video, me grushta e shqelma të pafundëm. As policia nuk ka mundur të ndalë sherrin masiv, ndërsa në përfundim të trazirave, janë marrë disa lojtarë nga të dyja ekipet për t’u marrë në pyetje nga autoritetet braziliane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *