VIDEO/ Futbolli i moshës që nuk i përket, Armando Broja shënon 2 gola në Kupë me Chelsea U-18

Armando Broja nuk ka të ndalur sa i përket golave të shënuara. Te të rinjtë e Chelseat e kanë kthyer në lojtarin më të përdorur, ndërsa sa herë që një grupmoshë ka ndeshje më delikate, e merr lojtarin shqiptar.

Këtë herë Broja ka qenë sërish te Chelsea U-18, ndërsa më herët u kthye si protagonist në fitoren e Chelsea U-23 falë golit të shënuar në fitoren 0-1 ndaj Totenhemit U-23. Në këtë grupmoshë U-18 që i përket faktikisht Brojës, ky sulmues e ka treguar prej kohësh se e ka shumë të lehtë që të shënojë dhe se është gati për një nivel tjetër.

Këtë herë ka arritur të shënojë dy gola, teksa sapo ka përfunduar ndeshja me rezultatin 5-0 ndaj Bradfordit për Kupë. Goli i parë erdhi pas një krosimi perfekt nga e djathta, atje ku nuk mund të gabohej. Për golin e dytë ka pak dyshime për autorsinë e golit, por në pamje të parë duket se topi i goditur nga Armando Broja e ka kaluar vijën përpara se Marcel Lewis të sigurohej. Gjithsesi, edhe nëse autorsia do t’i jepej këtij të fundit, gjithçka ka ardhur nga sulmuesi shqiptar te dy golat e parë që e mbyllën 45 minutshin në shifrat 2-0. Pjesa tjetër ishte shumë e lehtë për londinezët në thellimin e rezultatit. /Sport Ekspres/

(Golat)

(Rasti i humbur i Brojës dhe driblimi)