VIDEO | “Furia” Raptors merr përpara Celtics, marshojnë edhe Nuggets

Boston Celtics u mendua se do t’ia bënte të vështirë Toronto Raptors, por kanadezët arritën të fitojnë me rezultatin 118-95. Perioda e parë nisi mirë për miqtë, që shënuan dy pikë më shumë. Më pas Raptors shpërthyen dhe shënuan 29 pikë më shumë se Celtics në dy periodat e tjera. Pascal Siakam (25 pikë) dhe Kawhi Leonard (21 pikë) udhëhoqën skuadrën e tyre drejt fitores së 45-të sezonale.

Nikola Jokiç ishte fenomenal në fitoren Denver Nuggets morën kundër Oklahoma City Thunder me rezultatin 121-112. Ai shënoi 36 pikë, ndërkohë që dha 10 asiste e rikuperoi 9 topa. Mbështetje të madhe pati edhe nga Will Barton dhe Jamal Murray, të cilët realizuan respektivisht 23 dhe pikë. Për Oklahoma City Thunder vazhdon të spikatë Russell Westbrook (22 pikë, 9 asiste, 14 rikuperime). Paul George (25 pikë, 7 asiste, 8 rikuperime) dhe Jerami Grant (21 pikë) gjithashtu bënë mirë, por City Thunder u mposht nga Nuggets.

Fitore për New York Knicks, që mundi Orlando Magic me shifrat 108-103. Një paraqitje e mirë në grup, që nxori të mposhtur Nikola Vuçeviç (26 pikë, 6 asiste, 11 rikuperime) dhe Aaron Gordon (26 pikë, 2 asiste, 7 rikuperime).

New York Knicks-Orlando Magic 108-103
Toronto Raptors-Boston Celtics 118-95
Denver Nuggets-Oklahoma City Thunder 121-112

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *