(VIDEO) Fundjava në provincë, dashuri me shikim të parë!

0

E keni parasysh kur ju thonë që futbolli i provincës – ai ku luhet mes baltës, batakut, shiut të vazhdueshëm dhe sidomos uniformës së përlyer me llucë – arrin të entuziazmojë, pavarësisht se niveli tekniko-taktik është thuajse zero? Ja pra, në fundjavë, në Angli, ndodhi kjo gjë.

Ata që ishin në tribuna (kështu i thënçin), nuk u interesuan të shihnin se çfarë po ndodhte nëntë kategori më lart (jemi në kategorinë e 9-të të piramidës futbollistike britanike, në Non League, North West Counties Division), por ndoqën një ndeshje që në pamje të parë të duket sikur jemi mes miqsh dhe kemi zgjedhur një fushë që ndodhet në fshat dhe ku gjatë javës ndoshta lopët kullosin. Nuk është shaka, por kështu është vërtet…

Në fushë sfidohen Padiham FC dhe Uidnes FC, në një ndeshje të vlefshme për kampionat. Në minutën e 92-të, rezultati është 3-1. Në minutën e 93-të shkon 3-3… Në mes, ndodh gjithçka që mund të ndodhë në një ndeshje futbolli, duke emocionuar të gjithë të pranishmit… Nuk besoni? Dakord, shijoni videon…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image