VIDEO: Fundi i mallkimit për Klop, Europa ka një mbret të ri

0

Liverpuli arriti të triumfojë në finalen e Champions League përballë Totenhemit, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Ndeshja nisi praktikisht me gol, pasi që në sekondat e para, gjyqtari Skomina akordon një penallti për të kuqtë. Sisoko devijon një top me zonë brenda zonës dhe për gjyqtarin penallti.

Për ta ekzekutuar, mendon Salah, i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe mposht portierin Loris. Totenhemi u mundua të reagonte, por deri në minutën e 70’ të takimit, nuk pati asnjë gjuajtje në kuadrat.

Poçetino dhe Totenhemi i tij nuk kishim më se çfarë të humbisnin dhe u hodhën të gjithë në sulm. Nga kjo gjë përfitoi Liverpuli, që shënoi dhe golin e nokautit në minutën e 87’, me anë të belgut Divok Origi.

Liverpuli fiton kështu trofeun e gjashtë në histori te Champions League, duke parakaluar Barcelonën dhe Bajernin e Mynihut. Ky ishte triumfi i parë për Klop në një finale Champions-i dhe festa e tij ishte e ligjshme.

Champions League, finale

Liverpul – Totenhem  2-0
Salah 2′, Origi 87′

.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.