VIDEO | Fulhemi reziston vetëm 5 minuta, Siti marshon

Mançester Siti nuk pati aspak probleme për të mposhtur Fulhemin. Vetëm pesë minuta lojë rezistuan vendasit, ndërsa golat e portugezit Silva dhe Serxho Agueros i dhuruan fitoren e shtatë rresht ekipit të Guardiolës.

Ky trepikësh i ngjit “Qytetarët” në vend të parë me 77 pikë, një më shumë se Liverpuli ndjekës. Portugezi zhbllokoi shifrat me një goditje shumë të bukur, ndërsa Aguero lëshoi një diagonale të pakapshme në minutën e 27-të.

Goli i 19-të në kampionat për “El Kun”, i cili kryeson renditjen e golashënuesve me 19 të tillë. Ndeshja nuk dhuroi më gola, me Sitin që menaxhoi avantazhin e dyfishtë dhe siguroi tre pikët. Humbja e 23-të në kampionat për Fulhemin që renditet në vend të parafundit me 17 pikë, 13 pikë larg zonës së shpëtimit.

Fulhem-Mançester Siti 0-2
(Bernardo Silva 5’, Aguero 27’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *