VIDEO| “Fshatarë, fshatarë”, lojtarët e Breshias e teprojnë!

Breshia ka arritur një sukses të madh këtë sezon, duke arritur të ngjitet në elitën e futbollit Italian. Ata arritën të mundin me rezultatin 1-0 skuadrën e Askolit dhe siguruan matematikisht vendin e parë. Pas fitores ekipi ka kaluar kohë feste dhe gëzimi me tifozët.

Lojtarët kanë pasur një megafon, më të cilin brohorisnin bashkë me mbështetësit. Përveç këngëve që tifozët i këndojnë zakonisht gjatë ndeshjeve, janë dëgjuar edhe kore “fshatarë, fshatarë”, të iniciuara nga lojtarët e Breshias. Ky epitet në Itali përdoret nga veriu për të ofenduar pjesën jugore të vendit.

Gjesti i lojtarëve të Breshias shihet si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj dy skuadrave jugore, Leçe dhe Palermo, që nuk arritën të mundin veriorët në garë për një vend në Serie A. Në gadishull e quajnë një diskriminim të pastër territorial këtë gjest dhe me shumë mundësi lojtarëve do u duhet të kërkojnë falje për të evituar dënimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *